back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVeseli: Kosharja është simbol i bashkimit tonë për liri 

Veseli: Kosharja është simbol i bashkimit tonë për liri 

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Lufta e UÇK-së, lufta e Koshares është lufta e shqiptarëve për bashkim. Dëshmorët e kësaj beteje ranë për lirinë dhe të ardhmen e gjeneratve. Kjo tokë, Kosova do të jetë përjetë e mot e shqiptarëve.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të Betejes së Koshares dhe thyerjes së kufirit Shqipëri-Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai tha se për gati 100 vjet mes për mes këtyre maleve shtrihej një kufi i dhunshëm, me tela me gjemba, me posta ushtarake, me zona të minuara, i cili kullonte gjak shqiptarësh. Prandaj, shtoi Veseli, UÇK-ja i kishte vënë vetes një detyrë të madhe: bashkë me robërinë shekullore duhej rrënuar edhe ky kufi.

“Ne qëndrojmë sot këtu, që para këtyre 114 heronjve të kombit të zotohemi se do ta vazhdojmë ëndrrën e tyre. Do ta vazhdojmë ëndrrën për një Kosovë që fuqizohet nga ditë në ditë, nga viti në vit. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë mes shqiptarëve nuk do të ketë kufi. Jemi këtu për të dhënë zotimin se kurrë më askush nuk do të mund të cenoë kufijtë e Kosovës sovrane”, tha në vazhdim Veseli.

Ai shtoi se askush nuk do të mund ta ndalë Kosovën të bëhet pjesë OKB-së, NATO-së dhe BE-së.

“Kosharja është një vend që ju flet brezave. Na flet vetë neve që patëm nderin të luftojmë bashkë me këta heronj, që prehen në këtë lëndinë të shenjtë të kombit. Kosharja është mesazhi se kur shqiptarët bëhën bashkë, nuk ka forcë që mund t’i ndalë në qëllimet e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz