BallinaZgjedhjetVeseli iu drejtohet të rinjve: Çdo vendim që marr do të krijojë...

Veseli iu drejtohet të rinjve: Çdo vendim që marr do të krijojë të ardhme më të mirë për ju

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se ka dëgjuar rrahjet e zemrave të të rinjve plot me besim për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.

“I kam dëgjuar të gjithë. Dhe po ju them me vendosmëri: e di çfarë i duhet Kosovës. Drejtimin që duhet ta marrë Kosova, brenda dhe jashtë. E di çfarë duhet bërë. E di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin, inovatorin, mësuesin, profesorin, mjekun, infermieren, ndërmarrësin, fermerin, ndërtimtarin, sportistin, artistin, minatorin, pensionistin, kamarierin, taksistin, shitësin, amvisen, punëtorin, por sidomos për të papunësuarin. E di çfarë duhet bërë për veteranët, familjet e martirëve dhe dëshmorëve. Për Kosovën tonë të shenjtë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se PDK-ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë, duke forcuar lidhjet me Amerikën.

Ai ka thënë se çdo vendim që do ta marrë synon të krijojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz