Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes Facebook-ut ka treguar se ka prit një Kuvendin e Kosovës për vizitë një grup studentësh.
Veseli ka thënë se festat e Nëntorit gjithnjë e kanë bashkuar popullin shqiptar e nuk e kanë ndarë.
Kështu shkruan Veseli në Facebook
Në prag të festës së Flamurit kombëtar, prita një grup studentësh në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Festat e Nëntorit gjithmonë na kanë bashkuar e jo ndarë. Kështu do të jetë përjetë e mot.
Gëzuar, për të gjithë shqiptarët, festa e Flamurit!