BallinaLajmeVeseli dhe Haradinaj garantojnë dinamikë në qeverisjen e tyre, Mustafa ishte “Slow...

Veseli dhe Haradinaj garantojnë dinamikë në qeverisjen e tyre, Mustafa ishte “Slow motion”

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot kanë bashkëbiseduar me studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Veseli ka thënë se ka ngecje në krijimin e vendeve të punës, në zhvillimin ekonomik dhe ka stagnim në procesin e integrimeve euroatlantike.

Duke mos pasur prosperitet, Veseli ka thënë se legjitimitetin e qeverisjes në Qeveri dhe Kuvend kanë vendosur ta bartin te sovrani, tek qytetarët e vendit, të cilët duhet të vendosin sërish.

“Të rinjtë tanë meritojnë shpresë. Kur ju të diplomoni, ju duhet të gjeni një treg të punës që është i gatshëm për gjeneratat e reja. Fabrikat, ndërmarrjet bujqësore dhe kompanitë e teknologjisë duhet të garojnë mes vete për t’ju punësuar juve. Ky është Fillimi i Ri që unë e parashoh për juve dhe gjithë Kosovën”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se të rinjtë në Kosovë e meritojnë një ekip udhëheqës që do ta ndërtojë një Kosovë të re për ata.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e Isa Mustafës ka qenë shumë “Slow motion” dhe së bashku me Veselin do t’i japin dinamikë qeverisjen me vendin.

“Çelësi i çdo suksesi lidhet me menaxhimin. Qeverisja është menaxhim, që ka qëllim krijimin e vlerës së re, të cilën qeverisja e kaluar nuk e ka pas fare këtë qëllim. Kemi hy me guxim për krijimin e vlerës së re në vend dhe do ta realizojmë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Veseli dhe Haradinaj kanë thënë se tash janë duke e harmonizuar edhe programin qeverisës dhe shumë shpejt do ta bëjnë edhe prezantimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz