Një person me probleme mendore ka kërcënuar mbrëmë zyrtarët e Nisma për Kosovën në objektin e kësaj partie.
Ai është futur brenda rrethojave të selisë së Nisma-s duke kërcënuar stafin me thikë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarëve policor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Indeksonline ka siguruar video të kësaj ngjarje ku shihet i dyshuari, Asllan Bahtiri, duke u futur në oborrin e Nisma-s. Po ashtu shihet edhe reagimi i zyrtarëve policor dhe arrestimi i të dyshuarit.
“Në orën 22:21 është pranuar informata se një person gjendet brenda rrethojave të një objekti në rrugën “Mujo Ulqinaku” në lagjen Pejton të Prishtinës.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një person që dyshohet të ketë probleme mentale. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor “Qendra”.
Sipas familjareve, personi me herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mentale. Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave të mëtutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim e PK.

