back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeVera afat tepër ambicioz për heqjen e vizave për kosovarët

Vera afat tepër ambicioz për heqjen e vizave për kosovarët

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Parlamenti Evropian, të hënën, edhe formalisht ka emëruar deputeten sllovene nga radhët e socialistëve, Tanja Fajon, si Raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të enjten do të zhvillohet debati i parë në PE për propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën, ku do të paraqiten argumentet e Komisionit Evropian dhe më pas do të draftohet edhe raporti, i cili duhet të kalojë përmes procedurës në Parlament, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse në PE është e qartë mbështetja e shumicës së madhe për t’i hequr vizat Kosovës, procedura do të mund të shkojë edhe përtej pushimeve të verës dhe duket tepër ambicioze që vizat të hiqen që në verën e këtij viti.

Tanja Fajon ka paralajmëruar se ajo do të bëjë çmos që të ketë një plan ambicioz për këtë. Ajo ka paralajmëruar se do shqyrtojë tash më për së afërmi “gjendjen aktuale” me institucionet e tjera të BE-së dhe disponimin mes kolegëve dhe qeverive të vendeve anëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz