Lajm i rëndë nga Skenderaj: Humb jetën aksidentalisht në fabrikën e tij Raif Qazim Aliu nga Likoci
01

Lexo edheDiplomati francez në KS të OKB kërkon që Kosova t’i respektojë obligimet ndërkombëtare për Specialen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Aliu dhe fshatin Likoc të Skenderajt, pas vdekjes aksidentale të Raif Qazim Aliut, i cili, sipas njoftimit të familjarëve, ka humbur jetën në fabrikën e tij, përcjellë Drenica Press.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, Arif Aliu, përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e të vëllait.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë aksidentalisht në fabrikën e tij vëllai im, Raif Qazim Aliu, nga Likoci i Skenderajt”, thuhet në njoftimin e familjar.
Sipas njoftimit, koha e varrimit do të bëhet e ditur pas përfundimit të autopsisë./DRENICA PRESS/

Lexo edheDiplomati francez në KS të OKB kërkon që Kosova t’i respektojë obligimet ndërkombëtare për Specialen