back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë në “llupën” e ambasadave

Ministri i Drejtësisë në “llupën” e ambasadave

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

PDK-ja ka propozuar Zenun Pajazitin dhe Gani Kocin për ministër të Drejtësisë. Emrat e tyre po verifikohen edhe nga ambasadat më me ndikim në vend për shkak të ndjeshmërisë së punës së këtij dikasteri qeveritar, posaçërisht pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale. Cili prej tyre do ta kalojë “testin”, do ta zëvendësojë Hajredin Kuçin.

Zenun Pajaziti dhe Gani Koci janë dy emrat e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ta drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, pasi që ministri aktual Hajredin Kuçi është paralajmëruar se do ta mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, për shkak të ndjeshmërisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëpunimit të saj me Gjykatën Speciale, PDK-ja ia ka dërguar këto dy emra të zyrtarëve të saj ambasadave më me ndikim në vend, në mënyrë që të zgjidhet njëri prej tyre, pasi që të bëhen verifikimet e nevojshme.

“Gani Koci dhe Zenun Pajaziti janë dy propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës për ministër të Drejtësisë. Arsyeja e vonesës pse s’po emërohen ende, është se ministri i Drejtësisë po verifikohet nga ambasadat më me ndikim në vend”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz