Diplomati francez në KS të OKB kërkon që Kosova t’i respektojë obligimet ndërkombëtare për Specialen
dp

Lexo edhe“LDK vetëm e LDK-së” – Abdixhiku ia “shuan” shpresat Përparim Ramës për të udhëhequr partinë

Ai ka shprehur qëndrimin e Francës edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat kanë kaluar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij këto ndryshime janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
“Franca kërkon nga Kosova që plotësisht t’i respektojë obligimet ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara”, tha ai.

Lexo edhe“LDK vetëm e LDK-së” – Abdixhiku ia “shuan” shpresat Përparim Ramës për të udhëhequr partinë
Dharmadhikari ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë, duke e cilësuar të papranueshme që, edhe tri vjet pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, përgjegjësit për sulmin ende nuk janë sjellë para drejtësisë.
“Nuk është e pranueshme që përgjegjësitë për Banjskën të mbeten në liri. Autorët e këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë e të mbahen përgjegjës”, ka deklaruar ai