Faqja më popullore amerikane për parashikime afatgjata sezonale të motit në tërë rruzullin tokësor Accuweather ka dalur me parashikimin e saj për tërë Kontinentin e Evropian duke përfshirë këtu edhe Gadishullin Ballkanik pjesë e së cilës jemi edhe ne.
Po e fillojmë e Gadishullin Ballkanik ku parashikimi për këtë verë nuk është i mirë. Sipas Accuweather parashikohet të mbajë mot jo stabil dhe me stuhi të fuqishme verore. Kjo nuk do të përjashtojë mundësinë e valëve të herëpashershme të nxehta verore nga Afrika Veriore. Sipas Accuweather territori ballkanik e posaqërisht Serbia, Rumania dhe Bullgaria do të kenë rrezik permanent nga stuhitë dhe bubullimat e pasditës. Stuhitë më të fuqishme mund të prodhojnë edhe Tornado gjithnjë sipas Acuweather.
Edhe territoret tona pra, Shqipëria, Kosova, Maqedonisë e Veriut dhe Mali i Zi gjendet në rajonet ku parashihen stuhi të shpeshta të pasditeve me vetëtima dhe bubullimë. Rrezik do të paraqes edhe mundësia për breshër. Kjo nuk do të thotë se do të mungojnë ditët e mira dhe të nxehta por ky parashikim është në vija të trasha. Mund ta shikoni fotografinë dhe të vlerësoni edhe vetë.
Në anën tjetër Evropen e pret një verë mjaft e nxehtë dhe e thatë. Sipas Accuweather Gadishulli Iberik do të goditet nga valë të nxehta tropikale ku do të mbizotërojë edhe thatësia. Mungesa e reshjeve atmosferike për një kohë të gjatë dhe temperaturat e larta do të krijojë probleme të mëdha si psh me zjarre masive etj.
Këto valë nxehtësie do të shtrihen nga Gadishulli Iberik (Spanjë dhe Portugali) në drejtim të Francës dhe Gjermanisë e deri në Poloni njofton Accuweather. Nxehtësia dhe thatësia do të përfshijë edhe Mbretërinë e Bashkuar posaqërisht pjesët jugore dhe perëndimore. Alpet dhe Evropa Qendrore gjithashtu do të dominohen nga fusha ajrore konstante anticiklonike dhe masa të nxehta ajrore afrikane.
Sipas Accuweather verë e nxehtë pritet edhe në Rusi dhe Skandinavi.
Për fund të theksojmë se parashikimet afatgjata nganjëherë mund të dalin huqje totale dhe kjo ka ndodhur edhe nga ekseprienca jonë pa mar para sysh se kush e bënë atë parashikim, megjithatë Accuweather nganjëherë ka ditur edhe të qëllojë në shenjë. Të shohim se si do të qëndrojnë gjërat./Meteoballkan