Veprim madhështor: Familjet Vojvoda dhe Ahmeti bëhen me shtëpi të reja (Foto)
BILLI

Lexo edheDrenicasja nga Skenderaj, hynë në Librin Guinness me punimin e saj (VIDEO)

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati, iu ka dorëzuar çelësat e shtëpive të reja dy familjeve, duke i gëzuar në këtë mot të acarët, transmeton gazeta online Veriu.info
Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Në këto ditë të ftohta kemi sjell gëzim dhe ngrohtësi tek dy familje tjera nga Skenderaj, me kushte të rënda banimi, pasi ua kemi dorëzuar çelësat e shtëpive të reja.

Lexo edheDrenicasja nga Skenderaj, hynë në Librin Guinness me punimin e saj (VIDEO)
Si zakonisht me hoxhën Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila, nëpërmjet ndihmës së bashkatdhetarëve, ka ndërtuar dy shtëpi; për familjen e Mentor Vojvodës nga Llaushë, dhe për familjen e Ahmet Ahmeti nga Kozhica, kemi vizituar familjet këtë të diele dhe i kemi përgëzuar për shtëpitë e reja.


Falënderoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal, Jetullah Geci dhe Ilir Ejupi, si dhe Zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore të Ushtrisë së Kosovës, gjeneral brigade Xhevahir Geci, që na shoqëruan gjatë ditës së sotme!

