Vendi ku lexohet më së shumti në botë
Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane.
Megjithatë, tërheq vëmendjen India që është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri.
Në nën-kontinentin indian çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë, transmeton ATSH.
Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Lexo edhe20 vite nga humbja tragjike e pesë fëmijëve kosovarë
Në Indi, që është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon rreth 10 orë e 42 minuta në javë.
Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libra.














