back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaSportVëllezërit Berisha në histori të Austrisë

Vëllezërit Berisha në histori të Austrisë

Të ngjajshme

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me...

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja...

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Vëllezërit Valon e Veton Berisha e kanë shkruar historinë e futbollit austriak. Ata janë bërë ndër të rrallët vëllezër që luajnë kundër njëri-tjetrit në këtë ligë.

Nuk kishte ndodhur që nga viti 2003 që dy vëllezër të përballeshin në kampionatin austriak, shkruan sot gazeta Zëri.

Në atë kohë, vëllezërit Benedict e Emmanuel Akwuegbu ishin ballafaquar me njëri-tjetrin dhe më nuk kishte ndodhur ky fenomen në Bundesligën austriake.

Megjithatë, pas 14 vjetësh vëllezërit nga Kosova zbritën në fushë si kundërshtarë fundjavën që e lamë pas në duelin ndërmjet Salzburgut dhe Rapid Vjenës, që përfundoi baras 2:2.

Valoni është pjesë e ekipit të Red Bullit qe një kohë të gjatë, kurse Vetoni u transferua pak javë më parë te skuadra nga Vjena.

Të dy luajtën nga minuta e parë dhe kishin edhe duele në mes vete. Por, në fushë nuk e njihnin njëri-tjetrin, pasi luanin me zemër për skuadrat përkatëse.

“Nuk jemi të kënaqur me një pikë, u pa se cila ishte skuadra më e mirë. Ishte zbavitëse ta shihja Vetonin duke debutuar në Bundesligë. Kemi luftuar kundër njëri-tjetrit, por më vjen keq për atë se çfarë bëri ekipi im nuk ishte e mjaftueshme të fitonim. Vetoni e bëri një pjesë të mirë me Rapidin, ka punuar shumë dhe ia uroj të gjitha të mirat në Rapid”, deklaroi përfaqësuesi kosovar.

Për vëllain më të vogël, Vetonin, kjo ishte një ndeshje normale si krejt të tjerat.

“Ishte gjithçka në rregull, Valoni e ka bërë lojën e tij, unë timen. Ishte një ndeshje normale dhe ai (Valoni) ishte vetëm një kundërshtar. Ai donte ta kishte në posedim topin, por njashtu doja dhe unë”, u shpreh përfaqësuesi norvegjez.
Pas ndeshjes vëllezërit Berisha janë përshëndetur dhe janë përqafuar, ndërkohë që i kanë shkëmbyer edhe fanellat.

Siç dihet, Valoni dhe Vetoni janë rritur në Norvegji dhe e kanë nisur karrierën aty.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA e në FIFA, i pari zgjodhi të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, kurse i dyti vendosi të vazhdojë të luajë me Norvegjinë.

Kjo ishte një zgjedhje e familjes për të mos i mbetur borxh asnjërit vend. Norvegjia i rriti dhe iu dha gjithçka, kurse Kosova është vendi i prindërve të tyre. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz