Një aksident i ndodhur dy ditë më magjistralen Skënderaj-Mitrovicë ishte fatal për 15 vjecaren nga Terrnafci i Skënderajt.
E ndjera bashkë me dy shoqet e saj, po kalonte rrugën kur një veturë në shpejtësia ka goditur vajzat duke ia marrur jetën njëres dhe duke lënduar dy tjera.
“Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, F.L., 36 – vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thenë Fexhrije Pllana, nga zyra rajonale për informim e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Magazina.al merr vesh se i dyshuari F.L, emër i njohur për redaksinë, është vëllau i një zyrtari që mban pozitë të lartë në Komunën e Skënderajt.