back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVëllai i ministrit të Arsimit punësohet në shkollën ku para disa muajve...

Vëllai i ministrit të Arsimit punësohet në shkollën ku para disa muajve Bytyqi e kishte përuruar fushën sportive

Të ngjajshme

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...
- Advertisement -

Salih Bytyqi, vëllai i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, është punësuar në shkollën “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit.

Salih Bytyqi është përzgjedhur në pozitën e punëtorit teknik në këtë shkollë, teksa për këtë pozitë kandiduan dy persona.

Gazeta Blic, ka siguruar dokumentin e punësimit të Salih Bytyqit, teksa ai ka filluar punën më 27 maj të këtij viti.

Vendimi ku punësohet vëllai i ministrit Shyqiri Bytyqi

Më 16 prill të këtij viti, ministri Bytyqi, kishte përuruar fushën sportive pikërisht në këtë shkollë.

Prerja e shiritit për fushën e re sportive që u ndërtua në shkollën “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit, e kishte bërë vetë ministri Bytyqi, në 49 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle fillore, ku ministri kishte qenë nxënës i kësaj shkolle.

Edhe vëllau i ministrit, i punësuar në këtë shkollë, po ashtu kishte qenë nxënës i kësaj shkolle.

Madje, ai para të pranishmëve kishte kujtuar disa nga momente sa kishte qenë nxënës i kësaj shkolle.

“Një mesazh i veçantë shkon edhe për mësimdhënësit tanë që janë në këtë shkollë që vërtetë të kontribuojnë në përtej punës se zakonshme sepse e kanë të zgjedhur një profesion tejet të veçantë të shenjtë një profesion që është profesioni i mësimdhënësit dhe e kanë obligim që të angazhohen në maksimum për përgatitjen e edukimit dhe arsimimit të nxënësve tanë. Sepse do e sigurojnë jo vetëm të ardhmen e nxënësve tanë por do ta sigurojnë edhe të ardhmen e vendit tonë dhe fshatit tonë…. Sot e kemi fatin që ta përurojmë një fushë sportive që është e përmasave më të mira po ashtu edhe oborri i shkollës që ka marr një pamje krejt tjetër”, pati thënë ministri Bytyqi. para bashkëvendasve të tij.

Gazeta Blic, ka provuar që të kontaktojë me ministrin Bytyqi, por që komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Pamje nga përurimi i fushës sportive në shkollën fillore “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit

Shyqiri dhe Salij Bytyqi së bashku me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz