BallinaRegjionaleDrenasSulmuesi i rrezikshëm e “kërcënon” me gola Feronikelin në Champions League

Sulmuesi i rrezikshëm e “kërcënon” me gola Feronikelin në Champions League

Të ngjajshme

Qeveria miraton me shumicë votash projekt-ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Në Qeverinë e Kosovës sot me shumicë votash është...

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se në...

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Greg Draper, sulmuesi i rrezikshëm i The New Saints, kundërshtarit të ardhshëm të Feronikelit në Champions League e ka “kërcënuar” ekipin kosovar, të cilit synon t’i shënojë gol dhe ta eliminojë nga ky kompeticion. Dy skuadrat do të përballen nesër mbrëma në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues.

Feronikeli do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions Leagues ndaj ekipit The New Saints, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i ekipit uellsian, Greg Draper e ka “kërcënuar” kampionin e Kosovës, ndaj të cilit synon të shënojë gol dhe ta eliminojë nga Championsi.

Ai ka shkëlqyer në Premierligën uellsiane sezonin e fundit duke realizuar 27 gola, me një mesatare prej 38 minutash për gol, që i bie se kishte statistika më të mira se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Mohamed Salah.

Mirëpo, atij nuk po ia do në garat evropiane dhe ky problem po e shqetëson.

Sidoqoftë, Draper beson se do të zhbllokohet qysh në ndeshjen e nesërme me Feronikelin.

“Është ndoshta një gjë me të cilën jam i dëshpëruar për periudhën time në këtë ekip, fakti se nuk po shënoj gola evropianë. Prandaj, në sezonin e ri ky është synimi im kryesor, të shënoj sa më shumë gola në Evropë dhe ta ndihmoj ekipin që të shkojë përpara”, u shpreh Draper.

Në tetë sezonet e tij në TNS, Draper i ka fituar tetë medalje të Premierligës uellsiane, e ka fituar Kupën e Uellsit pesë herë, Kupën e Ligës katër herë dhe është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i sezonit.

Tash, fokusi totalisht do të jetë në garat evropiane.

“Evropa është ajo për të cilën luajmë gjatë tërë vitit. Është e qartë që ta fitojmë ligën është e bukur, por ne e dimë se duke e fituar titullin mund t’i shijojmë netët e Champions Leagues”, ka përfunduar Draper.

Fituesi i duelit ndërmjet Feronikelit dhe TNS-së do të luajë në rrethin e dytë kualifikues të Championsit me ekipin FC Copenhagen.

Kurse, ekipi humbës do t’i vazhdojë garat në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz