BallinaRegjionaleDrenasVdesin brenda natës vëllai dhe nëna e dëshmorit në Komoran, familjarët tregojnë...

Vdesin brenda natës vëllai dhe nëna e dëshmorit në Komoran, familjarët tregojnë rastin

Të ngjajshme

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin...

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka...

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Miradie e Luan Alushani janë nëna e vëllau i dëshmorit Imer Alushanit, i cili vdiq në luftë.

Fotografitë ua kanë vendosur karshi njëra-tjetrës.

Pranë e pranë edhe do të varrosen Miradie e Luan Alushani nga Komorani i Drenasit.

Shumë të afërm erdhën për ngushëllime në familjen Alushani, ku nëna me djalë, vdiqën në po të njëjtën ditë.

Gjithë ngjarja filloi kur Luan Alushani pas mesnatës pati probleme shëndetësore.

Enver Alushani, familjar i tij tregon që Luani kishte dhimbje në gjoks, prandaj atë e nisën menjëherë drejt Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

Meqë as aty s’patën mundësi t’i ofronin ndihmë, atë e dërguan në QKUK, por edhe aty pa ndonjë rezultat.

Sipas djalit të axhës, ndërkohë që stafi mjekësor po tentonte ta kthente në jetë Luanin, ata morën një lajm tjetër.

Miradie Alushanit nuk mundi t’i përballojë lajmit se i biri ishte në gjendje të rëndë.

Jeta e saj nuk kishte qenë e lehtë. Miradies i  kishte vdekur burri dhe dy djem të tjerë.

Nënë e djalë u varrosën këtë të enjte në orën 15:00, ndërkohë që Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe një motër.

Ai ishte vëllau i dëshmorit Imer Alushanit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen për këtë ngjarje tragjike.

Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli shprehu ngushëllime për familjen. Ai përmes një statusi në Facebook tha se është i tronditur me humbjen e madhe në familjen Alushani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz