Vdes veterani i UÇK-së, Hasan Isufi
dp

Lexo edheU rrah nga nënkomisari në Vlorë, kamarieri tregon shenjat në fytyrë: Më goditën tre herë për një shishe ujë tepër

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Hasan Isufi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në Facebook thotë se i ndjeri ishte njëri nga aktivistët e parë të Aleancës në Gjakovë dhe ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë.
Haradinaj tutje thotë se Isufi do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet.

Lexo edheU rrah nga nënkomisari në Vlorë, kamarieri tregon shenjat në fytyrë: Më goditën tre herë për një shishe ujë tepër
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasan Isufit, njërit prej aktivistëve të parë të Aleancës në Gjakovë, ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare. Hasani do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Gjakovë. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar kreu i AAK-së.