Vdes një turist nga Kosova në plazhin e Shqipërisë
03

Lexo edheMbahet mbledhja e parë e Task Forcës për pastrimin e Kosovës

Një burrë nga Kosova humbi jetën mesditën e sotme në Lezhë. Ai ndërroi jetë në momentin që ishte duke bërë plazh pranë zonës që njihet si “Rana e Hedhun”.
Viktima është shtetasi kosovar me inicialet E.J 62 vjeç. Ai rrezikoi të mbytej dhe në gjendje të rëndë shëndetësore u dërgua në spital, por se nuk arriti të mbijetojë dot. Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur gjithçka.

Lexo edheMbahet mbledhja e parë e Task Forcës për pastrimin e Kosovës