Vdes nënkrytari i Komunës së Drenasit
Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj, njëherit nënkryetar i Komunës së Drenasit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ky i fundit ka thënë se me humbjen e Sylajt Drenasi dhe kombi ynë ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim, përcjellë Indeksonline.

Lexo edheKomuna e Drenasit del me një thirrje për qytetarët, ka të bëjë me ujin e pijes
Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tone”, shkruan Lladrovci./Indeksonline/














