Vdes Mbreti Harald V i Norvegjisë, ishte për më shumë se tri dekada në fron
dp

Lexo edheKearns kritikon Serbinë për nderimet ndaj Ratko Mlladiqit: Ambiciet e tij nuk vdiqën me të

Pallati Mbretëror njoftoi se Harald ndërroi jetë në paqe të premten, më 28 gusht, në Spitalin Universitar të Oslos.
Ai ishte shtruar në spital më 17 gusht, ku po trajtohej për një infeksion bakterial në gjak.
Harald V kishte qenë mbret i Norvegjisë që nga viti 1991 dhe konsiderohej monarku më i moshuar në Evropë. Pas vdekjes së tij, djali i tij Haakon e ka pasuar në fron.
Shëndeti i Harald ishte përkeqësuar gjatë viteve të fundit. Në vitin 2024, ai ishte shtruar në spital gjatë një udhëtimi në Malajzi për shkak të një infeksioni, ndërsa më pas iu vendos një stimulues kardiak i përhershëm.

Lexo edheKearns kritikon Serbinë për nderimet ndaj Ratko Mlladiqit: Ambiciet e tij nuk vdiqën me të
Po atë vit, ai kishte njoftuar se do të reduktonte angazhimet zyrtare për shkak të moshës, por kishte përjashtuar mundësinë e abdikimit, duke deklaruar se betimi i tij si mbret ishte për jetë.
Vdekja e Harald V shënon fundin e një mbretërimi 35-vjeçar në Norvegji.