BallinaLajmeMuja, Murati dhe Kusari-Lila diskutojnë rreth krizës së sektorit të qumështit dhe...

Muja, Murati dhe Kusari-Lila diskutojnë rreth krizës së sektorit të qumështit dhe masat për mbështetjen e fermerëve

Të ngjajshme

Ekzekutohen shtesat për fëmijë dhe lehona

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare...

Rama poston foto krah ambasadorit të SHBA në NATO: Partneritet strategjik mes shteteve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Facebook...

Sot në Prishtinë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, zhvilluan një takim të përbashkët me përfaqësues të sektorit të qumështit dhe institucioneve relevante, për të adresuar zhvillimet dhe sfidat aktuale në treg.

Në takim u diskutua gjendja e sektorit, ku u theksua vështirësia në rritje për plasimin e qumështit vendor, si rezultat i ndryshimeve në strukturën e tregut dhe presionit nga importet dhe inputet zëvendësuese. Ministri Muja ritheksoi qartë nevojën që industria përpunuese të rrisë nivelin e grumbullimit dhe të marrë qumështin e fermerëve vendorë, duke e konsideruar këtë si një element kyç për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas.

Gjatë diskutimeve u evidentua se fermerët kanë fuqi më të ulët negociuese në raport me përpunuesit dhe tregun, çka ndikon në çmimet dhe sigurinë e të ardhurave të tyre. Në këtë kontekst, u theksua se masa të ndryshme mbështetëse dhe rregullatore janë prezantuar dhe do të analizohen më tej, me qëllim që të shqyrtohen në një fazë të ardhshme në përputhje me nevojat e sektorit dhe kornizën ligjore.

Po ashtu, u nënvizua domosdoshmëria për rritjen e investimeve në standardet sanitare, ruajtjen dhe grumbullimin e qumështit, si dhe në përmirësimin e kushteve në nivel ferme, për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Institucionet dhe përfaqësuesit e sektorit u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për një treg më të balancuar dhe të qëndrueshëm të qumështit në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz