Një lajm i trishtë ka prekur familjarët, miqtë dhe dashamirët e humorit shqiptar me ndarjen nga jeta të Fadil Gashit.
Përmes një mesazhi prekës, Mehdi Mulaj ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij të zemrës, duke e kujtuar si njeri të mirë dhe ikonë të humorit.
“Xhaxh, miku im i zemrës, Zoti të mëshiroftë e na takoftë në Xhenetin që e synojmë, e atje t’i vazhdojmë të qeshurat pafund, ashtu siç na i dhurove ti gjatë gjithë kohës! Vdekja është hak, por veprat tua nuk do të vdesin kurrë”, ka shkruar ai.
Mulaj theksoi se kujtimet, buzëqeshjet dhe kontributi i Fadil Gashit do të mbeten të paharruara për të gjithë ata që e njohën.
“Ma more me vete një copë të madhe zemre! Lamtumirë, Fadil Gashi! Lamtumirë, ikonë e humorit! Lamtumirë, njeri i mirë!”, përfundon mesazhi emocional.
- Advertisement -