1.4 milion euro kontratë muzikore dhe një menaxhim i ri.
Kjo është lëvizja e fundit e Cllevios!
Një marrëveshje milionëshe është bërë publike në rrjetet sociale, dhe në qendër të vëmendjes është Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si Cllevio. Gjatë një komunikimi “live” në TikTok, ai ka zbuluar detajet e kalimit të tij te një menaxhment i ri dhe kontratën me një kompani europiane, duke folur me shifra konkrete.
Për të realizuar këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, Cllevio ka zgjedhur t’i besojë një prej emrave më të njohur të showbizit tonë, Jetmir Agajt. Gjatë bisedës me ndjekësit, ai nuk i ka kursyer krahasimet e forta dhe falënderimet për menaxherin e ri të tij tashmë.
Me këtë kontratë tashmë të zyrtarizuar juridikisht, pritet të shohim se cilat do të jenë projektet konkrete që do të pasojnë nga ky bashkëpunim.