HomeLajmeSubvencionimi me 2 milionë euro i linjave ajrore për mërgimtarët, çfarë tha...

Subvencionimi me 2 milionë euro i linjave ajrore për mërgimtarët, çfarë tha Hekuran Murati në Pressing për vendimin

Të ngjajshme

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Për këtë vendim u pyet në “Pressing” të T7, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë kjo mbështetje është që kompanitë mos të anulojnë fluturimet, sepse do kishte më pak pasagjerë gjatë verës e rrjedhimisht edhe impakt negativ në ekonomi.

“Shumica e avio-kompanive, ato i shesin një pjesë të biletave më heret dhe pjesa tjeter ju mbetet më vonë, tash u rrit çmimi dhe kompanitë mund të anulojnë fluturimet”.

“Nëse përfundojnmë në anulim të fluturimeve rrjedhimisht bie numri i pasagjerëve që ndikon edhe në uljen e të hyrave të shtetit dhe ka impakt tejet negative për ekonominë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz