BallinaLajmeVdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës

Të ngjajshme

Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shëndetësore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim...

Lëndohet Florent Muslija!

Florent Muslija ka pësuar një lëndim. Mesfushori i Kosovës, u...

Martens: 4 muaj pasi i çova 12 pyetje, Haga më njoftoi se i kanë aprovuar përgjigjet e Thaçit

Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens,...

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ndërruar jetë, duke lënë pas një karrierë mbi tre dekada në politikën amerikane dhe një trashëgimi të konsiderueshme në çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga media amerikane, e cila ka publikuar edhe fotografi dhe momente nga jeta dhe karriera e tij politike, transmeton IndeksOnline.

Engel njihej si një prej figurave të rëndësishme të politikës në Nju Jork, ku përfaqësoi për shumë vite zonën e Bronxit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kongresmeni Ritchie Torres, i cili e ka vlerësuar Engel si një “gjigant të politikës në Nju Jork” dhe një prej përfaqësuesve më të mëdhenj të Bronxit në Kongres.

Torres theksoi se Engel shërbeu për më shumë se tri dekada me përkushtim të palëkundur, duke mbrojtur qytetarët e tij dhe demokracinë në mbarë botën. Ai shtoi se Engel ishte një zë i fortë për Kosova dhe komunitetin shqiptar në një kohë kur pak të tjerë e ngrinin këtë çështje, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz