U përjashtua nga partia para 10 muajsh, LDK në Obiliq e demanton me fakte Labinot Mirenën
dp

Lexo edheDy vrasje brenda javës në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri në Bashkësi

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Obiliq, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Labinot Mirenës, duke sqaruar se largimi i tij nga Grupi i Asamblistëve të kësaj partie ishte vendosur zyrtarisht më 10 janar 2026.
Sipas degës së LDK-së në Obiliq, vendimi ishte marrë nga Kryesia, në përputhje me statutin dhe rregullat e brendshme të partisë.
Arsyeja e këtij vendimi, sipas LDK-së, ishte votimi i Mirenës në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, në kundërshtim me qëndrimin politik të partisë.
Përmes reagimit, LDK-ja në Obiliq ka kundërshtuar deklarimin e Mirenës se ai kishte dhënë dorëheqje para një jave, duke theksuar se kjo çështje duhet të vlerësohet në raport me vendimin zyrtar të marrë nga organet e partisë.

Lexo edheDy vrasje brenda javës në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri në Bashkësi
“Për të shmangur çdo keqinformim të qytetarëve, ritheksojmë se qëndrimi zyrtar i LDK-së – Dega Obiliq mbështetet në vendimin e dokumentuar të organeve të saj. Çdo deklarim publik lidhur me këtë çështje duhet të pasqyrojë saktë faktet dhe kronologjinë e ngjarjeve”, thuhet në reagim.
Në fund, LDK-ja në Obiliq ka ritheksuar përkushtimin e saj ndaj transparencës, respektimit të statutit dhe informimit të drejtë të qytetarëve./IndeksOnline/