BallinaRegjionaleMitrovicëVazhdojnë kërkimet për personin e mbetur nën rrënojat e hotelit në Mitrovicë,...

Vazhdojnë kërkimet për personin e mbetur nën rrënojat e hotelit në Mitrovicë, familjarët dalin në vendin e ngjarjes

Të ngjajshme

Ulpiana në terr, shkak shembja e dheut sot në Prishtinë 

Lagja Ulpiana në Prishtinë është aktualisht pa energji elektrike,...

Ushqimet që forcojnë sistemin imunitar natyrshëm

Një dietolog nga Las Vegas, Andy Bellatti, ka treguar...

Janë duke vazhduar kërkimet për 20 vjeçarin i cili ka mbetur nën rrënojat e hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.

Policia e Kosovës së bashku me ekipet e shpëtimit të Zjarrfikësve janë duke gërmuar për gjetjen e personit i cili u zu nga shembja e një pjese të hotelit në fjalë.

Më herët edhe punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes së një pjese të ish-hotelit janë ndalur, ndërkohë që kërkimi është duke vazhduar.

Mirëpo, ajo që po e vështirëson punën e kërkimeve tashmë është edhe terri dhe mungesa e reflektorëve në këtë pjesë të qytetit. Arsyeja e ndaljes së kërkimeve me ekskavatorë ka ardhur si shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit

Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit tani janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Sipas portalit lokal Veriu.info tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe familjarët e personit i cili tashmë e disa orë ka mbetur nën rrënoja.

Ndryshe, nga policia e Kosovës kanë thënë se katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda./Gazeta Blic

Video Player

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz