BallinaLajmeVasfije Krasniqi – Goodman mes emocionesh të forta: Çdo qiri që ndezëm...

Vasfije Krasniqi – Goodman mes emocionesh të forta: Çdo qiri që ndezëm sot është mesazh që të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk janë vetëm

Të ngjajshme

E pabesueshme: Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna

Sot, kryeshefi ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Trepça” ka nxjerrë...

Barcelona synon rikthimin, por sulmi i Atletikos qenka i frikshëm

Sonte luhet përballja e dytë çerekfinale e Champions League,...

Dua Lipa tregon shkathtësitë në bar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka treguar...

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka folur sot para Kuvendit të Kosovës.

Në ditën e të mbijetuarve të kësaj dhune, ajo ka thënë se qëndron sot përpara tyre si një zë që nuk zgjodhi kurrë heshtjen.

“14 prilli nuk është vetëm një datë për mua, por është një datë që ndryshoi jetën time përgjithmonë dhe pikërisht me 14 prill ky Kuvend bëhet një vend i veçantë i kujtesës, ku heshtja nuk thehet por ndriqon.  Është një kujtesë, një thirrje dhe një shpresë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se qirinjtë që kanë ndezur sot, përfaqsojnë forcën e tyre për të vazhduar përpara.

“Në këtë sallë drita ka një kuptim tjetër, është prani, respekt, është kujtim që nuk shuhet.  Për shumë vite, drita ka munguar në jetën e shumë të mbijetuarve, Heshtja, stigma dhe mungesa e mbështetjes familjare e shoqërisë ka bërë që shumë histori të mbeten të heshtura. Sot përmes këtij akti kolektiv, ky Kuvend bëhet një hapësirë ku heshtja thyen dhe zëri ndriqon.  Çdo qiri që ndezëm sot është mesazh i qartë që të mbijetuarat nuk janë vetëm, zëri jonë ka rëndësi dhe dinjiteti duhet të mbrohet e respektohet”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz