Kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.
Ky takim ishte fokusuar në agjendën evropiane të Kosovës, ndërsa Guerot e ka uruar Zulfajn për pozitën e re ndërsa ka shprehur mbështetje për procesin e reformave.
“Zbatimi i Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes dhe prioritetet e qeverisë drejt anëtarësimit në BE ishin temë e diskutimit. Zulfaj theksoi se prioritet i qeverisë është zyrtarizimi i statusit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, të cilat janë në funksion të zhvillimit ekonomik, avancimit demokratik dhe mirëqenies së qytetarëve. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për Kosovën sigurojnë kushte dhe mundësi të barabarta drejt avancimit per anetaresim ne BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në takim u bisedua edhe për tema aktuale me interes të përbashkët. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: