back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeVarroset Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në...

Varroset Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Të ngjajshme

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Limaj: Rikthimi i Isni Kilajt është lajm i madh, shpresojmë të vazhdojnë lajmet e mira nga Haga

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas...

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për agazhimin...

Kongresisti republikan propozon largimin e ShBA-së nga NATO-ja

Kongresisti republikan Thomas Massie, përfaqësues i Kentakit, njoftoi të...

Të dielën, në fshatin Gllanasellë të Drenasit, është varrosur Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës, i cili ndërroi jetë të martën.

Topilla ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, në të cilën u vranë mbi 40 civilë shqiptarë.

Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin me titullin “Sole Survivor” – “I mbijetuari i vetëm”.

Ai kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të shpëtonte.

Behar Topilla mbeti dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz