Sot Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar në takim përfaqësues të partive politike.
Në këtë takim ka shkuar Donika Gërvalla nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Jehona Lushaku Sadriu nga LDK, Ardian Gjini nga AAK, si dhe Duda Balje, Sefer Demiri dhe të tjerë.
Pas këtij takimi, për media kanë folur disa nga pjesëmarrësit e këtij takimi.
Bedri Hamza, Ardian Gjini dhe Jehona Lushaku Sadriu kanë thënë se përfaqësuesit e partive politike janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen me datë 7 qershor.
Për këtë datë ka qenë edhe kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Ai ka thënë dje pas takimit me Haxhiun se sipas Kushtetueses, janë të mundshme vetëm dy data, 31 maji dhe 7 qershori dhe sipas tij ju duhet më shumë kohë për përgatitje prandaj 7 qershori është data e duhur.
Sot në ora 16:30, Haxhiu ka thirrur konferencë për media ku mund të tregoj edhe datën e zgjedhjeve. /Lajmi.net/