BallinaLajmeVarrimi i babait me dy djemtë e tij që humbën jetën në...

Varrimi i babait me dy djemtë e tij që humbën jetën në aksidentin e djeshëm |Video

Të ngjajshme

Xhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg dyner

Gjatë kontrolleve rutinë në pikat kufitare, zyrtarët doganorë kanë...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës në dyshim, FIFA hyn në negociata urgjente

Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, do të...

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për...

Familjarë, miq, banorë të Zhurit e fshatrave përreth, kryetari i Prizrenit, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucionëve të ndryshme, qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova, të dielën kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të, Ramiz Sope, dhe dy djemve të tij, Beharit dhe Lumbardhit, të cilët dje humbën jetën në një aksident trafiku në rrugën Prizren- Zhur.

Kortezhi funeral është nisur nga shtëpia e viktimave në drejtim të varrezave të Zhurit, ku është bërë varrimi i babait me dy djemtë e tij me një ceremoni fetare, transmeton TV Prizreni.

Jo vetëm familjarët dhe të afërmit e viktimave ishin të pikëlluar për këtë ngjarje të tmerrshme, e cila ka prekur secilin prej nesh që ka dëgjuar informacionin për këtë tragjedi të familjes, Sope nga Zhuri, duke shprehur ngushëllime për humbjen e madhe të më të dashurve të kësaj familje.

Përveç Zhurit, edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur ditë zie këtë të dielë, pas rastit tragjik që ndodhi të shtunën në një aksident komunikacioni afër fshatit Zhur, ku humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të familjes Sope nga Zhuri.

Ai, në emër të qytetarëve i ka shprehur ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave. Ndryshe, viktimat kanë humbur jetën ditën e shtunë në mesditë, pas një aksidenti fatal që kishte ndodhur në rrugën Prizren- Zhur, duke iu shkaktuar atyre vdekjen e mënjehershme, sipas konstatimit të mjekëve të repartit të Urgjencës në Prizren./tvprizreni.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz