Varret masive në Zubin Potok, mostrat biologjike do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
dp

Lexo edhe“Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë

Sipas Garës, pas ekzaminimit mjeko-ligjor, mostrat referuese biologjike dërgohen për testim të ADN-së në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, i cili e ka selinë në Holandë.
“Pastaj mostrat referuese biologjike dërgohen për testim në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që e ka selinë në Holandë. Atje i nënshtrohen edhe një testimi”, ka deklaruar Gara në “info Magazine” në Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se rezultatet e analizave të ADN-së mund të marrin rreth 4 deri në 6 javë, ndërsa institucionet kosovare, sipas tij, do t’i trajtojnë me prioritet çështjet që janë në kompetencën e tyre.

Lexo edhe“Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë