Varka e Thaçit pritet t’i fundosë disa ministra të Qeverisë Haradinaj
BILLI

Lexo edheNis sot lotaria amerikane, mos i bëni këto gabime gjatë aplikimit

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk po arrin të jetë e qëndrueshme, ani pse ka vetëm një vit prejse është formuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas tre ministrave që kanë dhënë dorëheqje përgjatë një vit qeverisjeje, para pak ditësh dorëheqjen e tij e ka ofruar edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili vjen nga radhët e PDK-së.
Madje, pos Tahirit, janë paralajmëruar edhe dy dorëheqje të tjera për në ditët në vijim, pikërisht nga dikasteret me të cilat udhëheq PDK-ja.

Lexo edheNis sot lotaria amerikane, mos i bëni këto gabime gjatë aplikimit