Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka qenë në konferencë për shtyp.
Duke folur para ndeshjes së kthimit të martën në “Anfield”, mbrojtësi holandez paralajmëroi se duhet një përmirësim i madh dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për një natë të veçantë.
Van Dijk pranoi hapur vështirësinë e situatës.
“Na duhet diçka shumë e veçantë të ndodhë, përndryshe nuk kemi asnjë shans. Nëse luajmë si në Paris, atëherë nuk kemi shanse, sipas mendimit tim”, tha ai.
Megjithatë, ai beson se atmosfera në “Anfield” mund të jetë vendimtare.
“Tifozët ndoshta do të jenë faktori më i rëndësishëm, së bashku me performancën tonë. Kam qenë me fat të përjetoj netë ku lidhja mes tifozëve dhe ekipit ka qenë e jashtëzakonshme. Kemi mundësinë të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të luftojmë për 90+ minuta. Jemi Liverpooli dhe duhet ta bëjmë një natë të paharrueshme”, shtoi ai.
Ndeshja kujtojmë se luhet nesër, në “Anfield” në orën 21:00./IndeksOnline/