Valon Vataj merr pozitë të re, emërohet kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve

Valon Vataj është emëruar kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), duke marrë kështu një rol të ri në përfaqësimin e sektorit të ndërtimit në vend.
Përmes një njoftimi, Vataj ka shprehur vlerësimin për besimin e dhënë, duke theksuar se detyra e re përbën një përgjegjësi të rëndësishme ndaj industrisë së ndërtimit, të cilën e cilësoi si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
Statusi i tij i plotë:
Me përgjegjësi të plotë dhe vlerësim të lartë për besimin e dhënë, kam pranuar detyrën si 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐝𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.
Sektori i ndërtimit është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë, por në të njëjtën kohë po përballet me sfida serioze që kërkojnë qasje të qartë dhe veprim konkret.

Lexo edheDënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies
Qasja ime do të jetë e drejtpërdrejtë:
më pak fjalë, më shumë punë.
Fokusi do të jetë në:
– rritjen e standardeve në ndërtim
– krijimin e një tregu të drejtë dhe të rregullt
– forcimin e lidhjeve me investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë
– përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të ndërtimit, duke u marrë drejtpërdrejt me problematikat e këtij sektori
Kjo nuk është vetëm një pozitë, por një përgjegjësi ndaj një industrie që përfaqëson punën, investimin dhe zhvillimin e vendit.
Pres bashkëpunim të sinqertë dhe profesional nga të gjithë akterët e sektorit.














