Ditë më parë, gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Valon Aliun me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli.
Lidhur me këtë ka reaguar OSBE, duke thënë se, edhe pse aktgjykimi s’është përfundimtare meqë mbetet subjekt i ankesës, ai përfaqëson një moment të rëndësishëm për llogaridhënie.
‘‘Në të njëjtën kohë, rasti thekson rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve efektive institucionale ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe mbrojtjes së grave në rrezik’’, thuhet në reagimin e OSBE’së.
Tutje, nga misioni shtohet edhe se, ata do vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet, përfshirë nxjerrjen e aktgjykimit të shkruar, në përputhje me mandatin e tij për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të promovuar llogaridhënien.