back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeValdete Daka: 'Jemi gati', KQZ pret vetëm dekretin e presidentit

Valdete Daka: ‘Jemi gati’, KQZ pret vetëm dekretin e presidentit

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, po përcillte seancën plenare të Kuvendit të Kosovës e cila  me 89 vota shpërndau kuvendin. Kjo ndodhi pas dorëheqjes së qeverisë dhe tashmë vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas burimeve nga presidenca e Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen me 6 tetor, por asgjë nuk është vendimtare.

KQZ-ja po e presin dekretin e presidentit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe për të cilin proces janë të gatshëm ta realizojnë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, tha për “Syri. net Kosova” menjëherë pas shpërndarjes së parlamentit, se tash vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj institucioni që ajo drejton është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ku për datën e mbajtjes së tyre vendos presidenti i vendit.

“Ne kemi bërë përgatitjet  për zgjedhje dhe afati për mbajtjen e tyre sipas ligjit është 45 ditësh, ku për kohën e mbajtjes vendos i kryetari i shtetit”, tha Valdete Daka.

Kryetarja e KQZ-së nuk ka dhënë ndonjë përgjigje se zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor apo ndonjë të diele tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz