Vajza rrihet në mes të rrugës, askush nuk ndalet që ta ndihmojë
BILLI

Lexo edheMjekja shqiptare në Gjermani tregon pagën dhe kushtet e punës atje

Në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar” ka mbërritur një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar një vajzë në mes të rrugës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar.
Video tregon se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Lexo edheMjekja shqiptare në Gjermani tregon pagën dhe kushtet e punës atje
Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë. Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra e dënoi ashpër këtë akt dhe i bëri thirrje vajzës që të shkojë dhe ta denoncojë këtë dhunë në polici.