24-vjeçarja Erinolda Isufaj e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë ditës së sotme në Lushnje, ishte me profesion gazetare.
Rreth orës 12.45, në autostradë, në fshatin Çiflig, nga një kamion që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një automjet ku udhëtonin katër persona, pjesëtarë të një familje. Kamioni me targë AA 667 MP drejtohej nga B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ndërkohë autovetura tip “Pezho” me targë AA 862 SF drejtohej nga M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje. Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona, nga të cilët ka ndërruar jetë vajza E.I, 24 vjeçe. Ndërsa, familjarët e tjerë, Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime.
