Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.
Policia ka ndaluar një të dyshuar, transmeton tch.
Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.
Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.