Vajza e Ibrahim Tatlises, Dilan Çitak, arrestohet pas incidentit me policinë në Bodrum
dp

Lexo edheDetaji që Sharon Osbourne vendosi në funeralin e Ozzy-t preku fansat

Ngjarja ndodhi në Bulevardin Atatürk në lagjen Konacık, ku Çıtak po udhëtonte në korsinë e emergjencës me makinën e saj, duke shpërfillur urdhrin e policisë për të ndaluar, transmeton lajmi.net
Sipas autoriteteve, këngëtarja jo vetëm që nuk iu bind urdhrit të parë për ndalim, por goditi një oficer policie me automjet dhe vazhdoi të lëvizte, derisa oficerët u detyruan të qëllojnë në ajër për ta ndalur.

Lexo edheDetaji që Sharon Osbourne vendosi në funeralin e Ozzy-t preku fansat
Pas ndalimit, ndaj saj u ngritën disa akuza, përfshirë rrezikimin e sigurisë në trafik, mosbindjen ndaj urdhrit zyrtar dhe rezistencën ndaj një punonjësi të rendit. Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe mediat turke, duke tërhequr vëmendjen për sjelljen e papërgjegjshme të figurave publike në raport me ligjin./lajmi.net/