back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVajza 5 vjeçare nga Malisheva e dyshuar për koronavirus: Qëndroi disa ditë...

Vajza 5 vjeçare nga Malisheva e dyshuar për koronavirus: Qëndroi disa ditë tek të afërmit në Prekaz të Skenderajt

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Një vajzë 5 vjeçare nga Malisheva, që po qëndronte tek të afërmit në Prekaz, është shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimin për infektim me koronavirus, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë për Gazetën Online Veriu.info e ka konfirmuar Drejtori i QKMF-së në Skenderaj, Osman Veliu, i cili ka thënë se kjo familja është lajmëruar në QKMF Skenderaj duke shfaqur simptoma të dyshimta, kurse nga aty janë përcjellur në QKUK, ku pas ekzaminimeve të para në Klinkën Infektive është shtrirë vetëm vajza 5 vjecare.

Vajza me familjen e saj ditë më parë kishin ardhur nga Italia për pushime dhe kanë qëndruar në Malishevë, kurse nga aty kanë ardhur tek disa të afërm në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Veriu.info mëson se familja nga Prekazi, ku ka qëndruar vajza, me rekomandim të mjekut po qëndrojnë në vetizolim në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë në proces analizat për disa raste të dyshuara me koronavirus./Veriu.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz