Ushtarëve të FSK’së shërbimet mjekësore i kushtojnë 66 mijë euro
Ministria e Mbrojtjes ka arritur që në fillim të këtij muaji të finalizojë kontratën e radhës.
Kësaj radhe është kurorëzuar një marrëveshje për shërbime të ndryshme mjekësore.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Shërbimet të ndryshme mjekësore (ekzaminime mjekësore dhe laboratorike) për nevojat e FSK-së, këtij institucioni i ka kushtuar hiç më pak se 66.000,00 euro.
Përshkrimi i kontratës ndër të tjera thotë: “Të gjitha shërbimet duhet të realizohen brenda hapësirave të OE dhe duhet të posedojnë kapacitetet e nevojshme që brenda dite të kenë mundësi të ekzaminojnë minimum 130 pjesëtar si dhe të posedojnë stafin profesional dhe teknik sipas përshkrimit të dhënë”.

Lexo edheTë martën paralajmërohen vërshime në Kosovë
Poashtu, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj.


.
















