BallinaLajmeUshtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Të ngjajshme

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

BioNTech në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID

BioNTech, kompania gjermane që u bë e njohur globalisht...

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it kanë vijuar patrullimet e rregullta në disa komuna në veri të Kosovës, brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E.

Në njoftim bëhet e ditur se, përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, raporton lajmi.net

Sipas KFOR-it, kjo reflekton angazhimin e qëndrueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz