back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeUrime! Më në fund premtimi bëhet realitet

Urime! Më në fund premtimi bëhet realitet

Të ngjajshme

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e...

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, që me buxhetin e Komunës, të mbulohen të gjitha shpenzimet e varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve të tjera fetare për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Me aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që nga sot, fillon edhe në praktikë zbatimit i premtimit të kryetarit Jashari, për t’i liruar të gjithë qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme të varrimit.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të kryetarit Jashari, pas debatit nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, marrëveshja e nënshkruar nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë, çështje kjo që iu takon dy palëve, KBI-së dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz