Manchester Unitedi është gati të intensifikojë ndjekjen e tyre për një mbrojtës të ri të krahut të majtë pasi siguruan rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Man Utd përfundoi në vendin e tretë në Premierligë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrickut, i cili u emërua në mënyrë të përhershme javën e kaluar.
Pas dy sezonesh larg kompeticionit kryesor të futbollit të klubeve evropiane, “Djajtë e Kuq” do të rikthehen sezonin e ardhshëm me Carrickun në krye dhe, sipas tyre, me një skuadër të përforcuar.
Një pozicion që do të jetë në fokus të ekipit të rekrutimit të klubit është mbrojtësi i majtë.
Luke Shawi ishte i vetmi lojtar i Manchester Unitedit që startoi në çdo ndeshje të Premierligës në sezonin 2025-26 dhe grumbulloi më shumë minuta se çdo bashkëlojtar tjetër i tij.
Nga 20 lojtarët me më shumë minuta në Premierligë këtë sezon, vetëm 12 janë lojtarë të fushës.
Në moshën 30-vjeçare dhe me një histori të konsiderueshme dëmtimesh pas vetes, Shawi nuk do të mund të përballojë një orar të shtuar prej të paktën 48 ndeshjesh sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, Manchester Unitedi po lëviz për të përmirësuar opsionet e tyre për të adresuar këtë rrezik.
Synimi i tyre kryesor raportohet se është mbrojtësi i majtë i Newcastle Unitedit, Lewis Hall.
“21-vjeçari është zhvilluar në një nga mbrojtësit e rinj më premtues të Anglisë gjatë kohës së tij në ‘St James’ Park’, por e ardhmja e tij afatgjatë tani duket më pak e sigurt se sa ishte disa muaj më parë,” sipas raportimeve të “Caught Offside”.
“Drejtori i futbollit Jason Wilcox është një admirues i madh i Hall dhe po shtyn klubin të shqyrtojë seriozisht një marrëveshje. Krahu i majtë i skuadrës ka nevojë për vëmendje të duhur prej kohësh. Luke Shaw ka pasur probleme me dëmtimet në sezonet e fundit, Tyrell Malacia po largohet, dhe Patrick Dorgu shpesh ka dukur më natyral më lart në fushë sesa si një mbrojtës klasik i majtë”, thuhet tutje.
Hall është një ish-lojtar i akademisë së Chelseat dhe ka startuar në 24 ndeshje të Newcastlet në Premierligë në sezonin 2025-26.
Pas dy sezonesh në “St James’ Park”, 21-vjeçari është shumë i kërkuar. Atij i kanë mbetur edhe tre vite në kontratën me “Magpies”.
Pavarësisht se të dy janë të grumbulluar dhe të disponueshëm, si Shawi ashtu edhe Hall janë lënë jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës nga trajneri Thomas Tucheli.
I vetmi mbrojtës natyral i majtë në skuadrën e Anglisë është 21-vjeçari i Manchester Cityt, Nico O’Reilly, me mbrojtësin e djathtë të Tottenham Hotspurit, Djed Spence, që pritet të jetë zëvendësuesi i tij nëse kërkohet gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë në verë.
Hall ka luajtur katër herë për Anglinë dhe vetëm dy herë që nga emërimi i Tuchelit./GazetaExpress/