Milani ka dështuar të kualifikohet në Champions League.
Humbja 1-2 ndaj Cagliarit, ishte goditëse për “Rossonerët” të cilët s’do të jenë as sezonin e ardhshëm aty.
Mirëpo ata do të luajnë në garat evropiane, më saktësisht në Europa League.
Pas këtij dështimi, u shkarkua Massimiliano Allegri pas vetëm një viti.
Përveç tij ata vendosën të largojnë ish-sulmuesin shqiptar, Igli Taren si drejtor sportiv të skuadrës, ku përveç tij edhe Giorgio Furlanin dhe Geofrey Moncadën.
Milani, këtë sezon e mbylli në vend të 5-të në Serie A./IndeksOnline/