Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e shitësve përgjatë rrugëve dhe hulumtimi i mundësive për tregje sekondare, të cilat do ti mundësonin qytetarëve blerjen e produkteve me afër tyre .
Në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë të përfaqësuesve të lartë nga Instituti i Barcelonës për tregje, nënkryetari i komunës ,Safet Kamberi, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Sami Zeka , Nasuf Aliu , drejtor për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Naim Hajra, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit si dhe përfaqësues të tjerë komunal kanë mbajtur sot një tryezë, me përfaqësues të lartë nga agjensionit UN-HABITAT.
Prezent në këtë takim ishte Toger Saim Jonuzi edhe përfaqësuesi i OJQ-SW “PRAM” Milaim Ramadani.
Zonja Mennetrier, fillimisht i falënderoi të pranishmit që ishin prezent në atë tryezë dhe pastaj i njoftoi ata më gjerësisht me hapat e ardhshëm të bashkëpunimit dhe për projektet të ndryshme që janë duke I zhvilluar nëpër komunat e Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua konkretisht rreth tregut aktual të qytetit, duke filluar nga ndërtimi i hershëm e deri tek gjetja e hapësirës së plotë të kësaj hapësire.
Po ashtu u diskutua gjendja aktuale e shitësve përgjatë rrugëve dhe hulumtimi i mundësive për tregje sekondare, të cilat do ti mundësonin qytetarëve blerjen e produkteve me afër tyre, kjo do të nxiste që prodhuesit e ndryshëm njëkohësisht tregtarët që të kenë mundësi për këto aktivitete.
Program i mbështetjes së Planifikim Hapësinorë Komunal në Kosovë është financuar nga Qeveria e Suedisë përmes agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar ,(Sida).
Ky program përkrah gjashtë komuna sekondare përmes ndihmës së përditshme në punë dhe këshillim në përgatitjen e planeve komunale dhe urbane si dhe ofrimin e asistencës për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqërisë civile për ta mbështetur dhe për të qenë pjesëmarrëse aktive në këtë proces.
Nënkryetari Kamberi së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës , i falënderuan UN-HABITAT-in për mbështetjen e vazhdueshme qe është duke i dhënë qytetit të Mitrovicës, të cilët me idetë tyre janë duke realizuar projekte konkrete, po ashtu ata u shprehën të gatshëm për intensifikimin e bashkëpunimit, në mënyrë që qyteti i Mitrovicës, gjegjësisht shitësit ne rrugë t’u garantohen hapësirat e nevojshme sipas një plani të mirë urbanistikë.